Shoferi ndezi një cigare, shpërthimi i veturës ishte aq i madh sa që theu edhe dritaret e banesave përreth

Një shofer pati fatin të shpëtojë me vetëm lëndime të lehta kur makina e tij shpërtheu ndërsa ai ndezi një cigare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që makina e tij u la dëmtuar dhe dritaret e ndërtesave të afërta në qendrën e qytetit Halifax në Angli ishin thyer

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur kur shoferi ka përdorur një freskues ajri, momente para se të ndizte cigaren të shtunën pasdite.

Policia ka shkruar në Facebook: “Pak pas orës 03 pasdite këtë pasdite Fountain Street, Halifax, duhej të mbyllej për shkak të një shpërthimi”.

Deklarata thoshte se makina ishte e ndaluar në trafik kur pronari përdori një aromë freskuese ajri, pas së cilës nuk e ventiloi makinën e tij para se të ndizte cigaren e tij.

“Zjarri shpërtheu dhe së bashku me veturën, dëmtoi edhe disa dritare të bizneseve afër”, ka thënë policia.

“Pronari fatmirësisht pësoi lëndime të vogla, por kjo mund të ishte më keq”, ka thënë policia duke tërhequr vërejtjen “që të jeni të kujdesshëm dhe të ndiqni udhëzimet kur përdorni kanaçe për aromatizimin e ajrit”.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet ku shihet një veturë Seat e zezë, pamje të postuara në mediat sociale që tregojnë se ajo pësoi dëme të konsiderueshme në dyert dhe dritaret e saj.