Deputetët evropianë kërkojnë vendim për fillimin e negociatave me vendin para zgjedhjeve

Deputetët evropianë anëtarë të Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut – BE ka kërkuar vendim për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut të merret para zgjedhjeve në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA nga Strasburgu.

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitet, Andreas Shieder theksoi se për momentin Unioni ka rol historik “t’u lejojë brezave të rinj të Maqedonisë së Veriut të bëhen anëtarë të plotfuqishëm të BE-së, sepse një brez tashmë është humbur”.

“Nuk ka alternativë tjetër”, porosit ai në seancën e Komitetit të Përzier Parlamentar.

Eurodeputeti bullgar Aleksandar Jordanov kërkoi që BE-ja të vendosë për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, me çfarë “do të qetësohen qytetarët në vend”.

Deputeti Betiane Kitev u shfaqi falënderim eurodeputetëve për miratimin e Rezolutës urgjente të Parlamentit Evropian pas vetos franceze për fillimin e negociatave, me çfarë e konfirmuan mbështetjen e tyre për zgjerim.

Eurodeputeti grek Lefteris Nikollau – Alavanos, nga radhët e Partisë Komuniste Greke, theksoi se sipas parimit të partisë së tij, ai është kundër anëtarësimit jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Greqisë në BE dhe NATO, sepse “nga anëtarësimi në këto organizata më shumë pëson populli”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski në fjalimin para Komitetit të Përzier Parlamentar gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka kontribuuar në zhvillimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Parlamentit Evropian.

Duke u shprehur falënderim anëtarëve të Komitetit, Zhernovski theksoi se Qeveria është krenare në atë që është arritur dhe perspektivat të cilat i ka hapur për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm është garanci se do të arrijmë në përmbushjen e përcaktimeve tona strategjike”, porosit Zhernovski.

Ai në këtë rast theksoi se vitin e kaluar vendi arriti të bëjë progres të dukshëm në përmbushjen e qëllimeve strategjike – anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Pres valorizim të asaj që është arritur. Ne jemi më shumë se gati për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Debati për metodologjinë e re për procesin e zgjerimit e pranojmë me mendje të hapur, ne mbështesim kontroll të madh dhe mbikëqyrje në zbatimin e reformave. Megjithatë, ai proces mundet dhe duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave”, theksoi Zhernovski.

Zhernovski potencoi se Rezoluta e Parlamentit Evropian e miratuar më 24 tetor, menjëherë pas Samtit të tetorit të BE-së dhe vizitës të kryetarit të Europarlamentit, David Sasoli në Maqedoninë e Veriut, e inkurajoji fuqishëm vendin se dyert evropiane nuk i janë mbyll dhe dërgoi sinjal të fuqishëm në Këshillin Evropian ta mbajë premtimin dhe çështjen për fillimin e negociatave inkuadruese ta kthejë në rend dite.

Ai vlerësoi se pamundësia e Këshillit të BE-së të sjell vendim në tetor për fillimin e negociatave ishte zhgënjim i konsiderueshëm dhe krijon atmosferë të pasigurisë dhe paparashikushmërisë të perspektivave të BE-së dhe nxiti kërkimin për alternativa për anëtarësim në BE, me të cilën u dërgua sinjal i keq në Rajon me nxitjen e forcave politike regresive dhe nacionaliste “.

Më e rëndësishmja, sipas tij, është që për momentin të gjitha shtetet anëtare së bashku me Francën kanë konfirmuar se qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i plotë i të gjitha vendeve në rajonin tonë në BE, por procesi i zgjerimit duhet të sigurojë niveli të barabartë të lojës për të gjitha vendet kandidate duke aplikuar të njëjtat parime, duke bërë të mundur një reformë konkurruese produktive.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme shfaqi shpresën se Eurokomisioni në janar do të dal me propozim si të mbahet dhe përshpejtohet procesi i inkuadrimit dhe mund të përgatis kontroll të shkurtër të gjendjes me reformat, me bindje se këto dy procese mund të shkojnë paralelisht dhe “kulminojnë në Këshillin Evropian në mars”.

Vetëm në këtë rast, sipas Zhernovskit, Samiti në Zagreb mund të shërbejë si ngjarje strategjike bashkimi dhe vend për ripërtërirjen e perspektivës inkuadruese evropiane për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Faktor vendimtar, sipas tij nuk duhet të jetë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor arrijnë t’i plotësojnë të gjitha kushtet në mënyrë të përkryer, por është më me rëndësi ata të bëhen më demokratike gjatë viteve në vijim dhe ndërmarrin luftë kundër populizmit dhe nacionalizimit.

Krahas Zhernovskit para anëtarëve të Komitetit të përzier parlamentar gjatë seancës dyditore do të mbajnë fjalime edhe njeriu i parë në sektorin e Drejtorisë për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Dejvid Kulen, shefja e Sektorit për Ballkanin Perëndimor pranë Shërbimit evropian për punë të jashtme Elza Fenet dhe raportuesi i përhershëm në Europarlament për vendin Ilhan Quçuk.

Përndryshe, Zhernovski në suaza të qëndrimit në Strasburg, realizoi takim me deputetët evropianë Ilhan Quçuk (Bullgari(, Tinino Pucula (Kroaci), Irena Joveva (Slloveni), Stelios Kouglu (Greqi) dhe Zhejlana Zovko (Kroaci).

Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin e Përzier Parlamentar e përbëjnë Sonja Mirakovska dhe deputetët Betiane Kitev, Zhaklina Lazarevska, Nkiolla Poposki, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivan Stoilkoviq dhe Meral Uzeiri Ferati.

Në fund të takimit nesër pritet të miratohen Rekomandime përfundimtare, të cilat do t’u drejtohen institucioneve të vendit dhe të Bashkimit Evropian. Në Rekomandimet notohet progresi i konsiderueshëm i shtetit lidhur me procesin reformues dhe me keqardhje konstatohet pamundësia e vendeve-anëtare të marrin një vendim unanim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së veriut dhe u bën thirrje të tregojnë përgjegjësi ndaj vendit tonë me marrjen e vendimit pozitiv jo më vonë se në mars të vitit të ardhshëm.