Shkup, rrokulliset një veturë në bulevardin “Jane Sandanski”

Sot rreth orës 04:00 pas mesnatës në Bulevardin “Jane Sandanski” është rrokullisur një veturë. Vetura e tipit Opel Astra po lëvizte në krahun rrugor drejt Bulevardit “K.J.Pitu” kur për një moment ka goditur një shtyllë prej betoni dhe është rrokullisur.

Pas lëndimeve të marra, shoferi M.A. (23) është dërguar në Q.K. “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.