Shkëndija kampion për herë të katërt

Me gjashtë përbaljet e zhvilluar në kuadër të javës së 33-të, sot u mbyll zyrtarisht sezoni në futbollin elitar vendor. Skuadra e Shkëndijës përpos barazimit me FC Shkupin në Tetovë me 1-1, konfirmoi titullin e katërt kampion në futbollin vendor. Besart Ibraimi vendos një rekord tjetër në futbollin vendor, ku përpos që është golashënuesi i parë, arriti që të shënojë gol ndaj të gjitha skuadrave elitare. Në garat evropiane në sezonin tjetër do të jetë edhe FC Shkupi që mban pozitën e dytë, ndërsa befasin më të madhe e përgatiti Struga Trim Lum që u ndal në vendin e tretë dhe poashtu do të garojë në Konferencën e Ligës Evropa. Në xhiron e fundit, skuadra strugane mundi Sileksin me 1-0 në Kratovë dhe u ndal në vendin e tretë, me 2 pikë epërsi para Makedonija Gjorçe Petrovit që sot mundi Vardarin në transfertë me 2-0. Në përballjet e tjera, Akademia Pandev mundi Borecin me 3-1, Pelsiteri me 2-0 mundi Bellasicën dhe Renovë u ndal në barazim 1-1 ndaj Rabotniçkit. Nga Liga e Parë do të largohen Bellasica dhe Vardari, ndërsa në garat e balotazhit do të jenë skuadrat e Sileksit dhe Renovës.

Liga e Parë – Java 33
Akad. Pandev 3–1 Borec
Pelisteri 2 – 0Bellasica
Renova 1–1 Rabotniçki
Shkëndija 1–1 Shkupi
Sileksi 0–1 Struga Trim Lum
Vardari 0–2 Makedonija Gj.P.