Kush do ta zëvendësoj Buçin në detyrën e zv/drejtorit të doganave?

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi, ka konfirmuar dorëheqjen nga kjo detyrë, pas shumë zërave dhe një vendimi që ishte publikuar e që ishte në rend dite të Qeverisë.

Buçi ka bërë të ditur se është dorëhequr për arsye familjare, duke përgënjeshtruar zërat e ndryshëm. “Per arsye familjare ( er shkak djalit tim qe duhet sheruar nga Autizmi jasht vendit dhe do te mungoj per nje kohe te gjate) te premten me dat 14-05-2021 jap doreheqje nga posti zv drejtorit te Doagnes ne RMV. Ju faleminderit! Familja eshte mbi gjitha Faleminderoj Ali Ahmetin per mbeshtetjen dhe besimin e dhene gjat ketyre 3 viteve”, ka shkruan Buçi në Facebook.

Por kush do zë vendin e tij, pasi që në Qeveri theksojnë se presin kandidatin për detyrën e re të zëvendësdrejtorit. Siç mëson INA nga burime qeveritare, në këtë post pritet të emërohet Artan Veseli, nga Tetova, zyrtar udhëeheqës në doganën në Shkup.
Qeveria në njërën nga mbledhjet e ardhshme pritet të sjellë vendimin për emërimin e zvdrejtorit të ri të Doganave të Maqedonisë, post që i takon BDI-së si pjesë e koalicionit. (INA)