Shilegov: Presim javën e ardhshme të hapet qendra strehimore “Lajka”

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot kumtoi se kanë pasur ngecje të vogël në pajisimin e qendrës strehimore “Lajka” për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe epidemisë.

“Në fund jemi këtu, gjithçka përfundoi me pajisimin e plotë, këto ditë duhet të kemi rregullim të jashtëm të tërë atij lokaliteti dhe rregullimin e tij. Pres që javën e ardhshme përfundimisht atë kapacitet ta vendosim në dispozicion për qytetarët e Shkupit”, tha Shilegov në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me qendrën e strehimit.

Ai thotë se duke e pasur parasysh edhe programin që e kanë, pret për më pak se një vit në mënyrë strategjike do të zgjidhet problemi me qentë endacakë në qytet.