Sikur të mos mjaftonte mjerimi ku jetonin, tërmeti i 26 nëntorit i dha shkatërrimin përfundimtar banesës së familjes Sina në Rrogozhinë.
Kryefamiljari Sherbet Sina tregon, se katër pjesëtarët e familjes së tij e kanë jetën në rrezik, në banesën e shkatërruar tashmë, ku prej 2010-ës jetojnë edhe pa energji elektrike.
Ndërsa Brunilda, e cila pas divorcit, bashkë me vajzen e saj të sëmure, ka ardhur të jetojë te babai, mes lotëve kërkon ndihmë nga shteti, të paktën për një dhomë.
Me një gjendje të renduar psikologjike dhe kushte tejet të vështira ekonomike, e vetmja shpresë e familjes Sina, është vetëm një çati, për ata kjo është pamundur, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
Bledar Korreshi
Top Channel