Pres që deputetët të sjellin vendime që janë investim në ardhmërinë tonë shtetërore. Secili prej deputetëve në Kuvendin tonë ka hyrë në Parlament me betim dhe obligim për ta përafruar këtë shtet në NATO dhe deri tek BE-ja, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ligji për mbrojtje mund të kalojë së bashku me ligjin për prokurorinë publike, nëse sigurohen 80 deputetë.
“Ligji për Prokurori Publike, dje dëgjuam edhe nga përfaqësuesit zyrtarë të BE-së, është çelës për anëtarësim më të shpejtë, për fillim më të shpejtë të negociatave. Megjithatë, tek ligji për mbrojtje punët janë edhe më të dukshme. praktikisht, ky është hapi i fundit që duhet të bëhet de fakto vend real anëtar i NATO-s. Nuk mendoj se cilido deputet në Kuvend do të vendosë të vë bast me diçka që aq rëndë e kemi hasur”, ka thënë Shekerinska në deklaratën për mediumet pas punëtorisë për NATO-n në MPJ.
Në këto dy javë të ardhshme, theksoi ministrja, i bëjmë hapat kyçe edhe për anëtarësimin tonë në NATO dhe për anëtarësimin tonë në BE dhe se ligji për mbrojtje dhe ligji për PP-në jkanë test për çdo deputet dhe për çdo parti politike.
U bëri thirrje deputetëve t’i harrojnë edhe presionet partiake, t’i harrojnë edhe interesat partiake dhe të tregojnë se siguria dhe ardhmëria e këtij shteti megjithatë u është prioritet.
Theksoi se në fund të procesit të inkuadrimit tonë në NATO nuk mund të tregohemi si vend joserioz dhe se kjo ndikon në imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në transparencën me të cilën vendet anëtare do të na pranojnë edhe nga ai aspekt, siç tha, nuk kemi të drejtë në gabime.
Lidhur me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO, tha se autoritetet që arrijnë nga Spanja janë pozitive.