Milani i Piolit merr fitoren e 5-të radhazi dhe kualifikohet ne gjysmëfinalet e Kupës sè Italisè, aty ku do të sfidojè Juventusin me ndeshje vajtje-ardhje. Kuqezinjtè mposhten nè San Siro, Torinon me rezultatin 4-2 pas kohes shtesè. Njè fitore me pèrmbysje e Milanit në nder tè ish-tifozit tè tyre, legjendès së Nba, Kobe Bryant. Milani e pa veten shumè shpejt nè avantazh pas vetèm 12 minutash lojë me Bonaventuran që i asituar nga Rebic mposhti Sirigu, por Torino tregoi dhèmbët si pèr tè treguar se ishte ende gjallè pas asaj disfate turpëruese ndaj Atalantès 0-7, duke pèrmbysur shifrat me 2 golat e mbrojtèsit Bremer nè minutat 33 dhe 71. Atèhere kur u duk se nè gjysmèfinale do tè kishim një derbi torinez, Calanoglu i ardhur në fushè nga stoli e çoi ndeshjen në shtesè me golin e tij nè minutèn e 91-tè. Nè minutat e shtesès Milani shènoi edhe dy herè tè tjera me Calhanoglu dhe Ibrahimovic pèr tè fiksuar shifrat pèrfundimtare tè kètij takimi nè 4-2, me kuqezinjtè që me vuajtje avancuan nè gjysmèfinalet e Kupës sè Italisè.
Sport Milani në gjysmëfinale, eliminioi Torinon