Shekerinska: Mbërriti përbërja e parë me makineri inxhinierike për “ofensivën ndërtimore” në Krivollak

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, në profilin e saj në Facebook njoftoi se ka mbërritur përbërja e parë me makineri inxhinierike në stacionin hekurudhor në Krivollak, transmeton Portalb.mk.

“Inxhinierët tanë, së bashku me batalionin e 15-të të inxhinierisë së Ushtrisë amerikane, do të përgatisin terrenin për stërvitjen e madhe “Goditja vendimtare 21, e cila do të fillojë në mes të muajit maj. Armata e Maqedonisë dhe Armata e ShBA-së Krivolak së bashku në do të ndërtojnë rrugë, objekte për stërvitje dhe trajnime, depo, poligone gjuajtjeje, pistë për dronët. Ky është përparësia e aleancës”, shkroi ministrja Shekerinska.

Plani për zhvillimin e poligonit të Armatës “Krivollak” në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara ishte njoftuar në fund të shkurtit nga ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe Ambasadorja e SHBA-së Kate Burns. Që nga ky muaj, në Krivollak do të punojnë 275 anëtarë të batalionit të 15-të inxhinierik të Armatës së ShBA-së në Evropë, të cilët me kolegët e tyre nga Maqedonia, në mënyrëintensive do të përgatisin poligonin për stërvitjen e ardhshme. Ndër përgatitjet është edhe përditësimi i rrugës që vitin e kaluar u shpua nga inxhinierët e Maqedonisë, e cila tani do të jetë gati për trafikun e automjeteve të rënda të blinduara.

Marrëveshja intensive e Krivolak është në pritje të stërvitjes pranverore “Goditja vendimtare 21”, në të cilën do të marrin pjesë 1.200 nga Maqedonia, rreth 700 amerikanë, si dhe ushtarë nga Bullgaria dhe Greqia.