Flamuri kombëtar vendoset tek ulësja e Konjufcës

Tashmë janë betuar 114 deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu në seancë deputetët kanë zgjedhur Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit.

Me 69 vota për, deputetët e zgjodhën Konjufcën si kryeparlamentari i ri.

Pak para betimit të deputetëve të rinj, pranë ulëses së Glauk Konjufcës tashmë kryetarit të Kuvendit të Kosovës është vendosur flamuri kombëtar. Flamuri u vendos nga vet deputetët e Vetëvendosjes.