Zaev ka një lajm të keq për disa funksionarë të LSDM-së

Pranvera sjell ndryshime, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke paralajmëruar “pastrim pranveror” në parti.
“Ardhja e pranverës shënon fillimin e ofanzivës tonë pranverore për kthesë të re të veprimit politik të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut. Pason reformë e ofertës së deritanishme kadrovike të LSDM-së, do të sjellim energji të re në radhët tona, do t’i hapim dyert për të gjithë ata që janë të afërt me idetë socialdemokrate, do ta thellojmë luftën e filluar kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar dhe do ta rrisim motivin e qytetarëve tanë”, porositi Zaev, transmeton gazeta Lajm.
Ai shtoi se “të gjithë së bashku” do ta vazhdojmë rrugën që e hapërojmë bashkërisht.
“Jemi anëtarësuar në NATO, po shkojmë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, theksoi Zaev.