Shekerinska: Anëtarësimi ynë i plotfuqishëm në NATO është çështje ditësh

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska po merr pjesë në takimin ministror të vendeve aleate të NATO-s sot në Bruksel dhe është e bindur se kjo është hera e fundit që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë si vend i ftuar.

“Për herë të fundit është që marrë pjesë si anëtare e ftuar, e jo si anëtare e plotfuqishme, sot është dita kur në Maqedoninë e Veriut u publikua zyrtarisht Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike dhe e morëm lajmin se Parlamenti spanjoll e pranoi garën e shpejt për ratifikim të protokollit tonë, anëtarësimi ynë i plotfuqishëm është çështje ditësh, e jo muajsh ose javësh”, tha Shekerinska.

Shekerinska porositi se në takimin e sotëm “do të tregojmë se më nuk jemi temë e tryezës, por anëtare e tryezës”.

Maqedonia e Veriut, theksoi ajo, do të marrë pjesë në diskutimet për ardhmërinë e pjesëmarrjes së NATO-s në Irak dhe Afganistan dhe është e gatshme ta rrisë pjesëmarrjen e saj në rajon.

“Që në vitin 2008 paralajmëruam se jemi të gatshëm ta rrisim pjesëmarrjen në Afganistan dhe ishim në negociata për njësitet teknike, ndërsa biseduam për dërgim të oficerëve në Irak si pjesë e misionit trajnues. Kyçe është që të shihet se cilat janë planet e NATO-s, ndërsa ne si vend që ka kontribuar shumë e lëmë mundësinë që ta rrisim pjesëmarrjen në këtë rajon të rëndësishëm”, tha Shekerinska.

Ministrja Shekerinska gjatë qëndrimit në Bruksel do të ketë disa takime bilaterale, midis të cilëve edhe me kolegun britanik me të cilin do të nënshkruajë bashkëpunim bilateral në sferën e mbrojtjes./TV21/