Shefçoviç: Mbështetje nga të gjithë vendet-anëtare të BE-së për metodologjinë e re

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, në konferencën për shtyp pas Këshillit të sotëm të punëve të përgjithshme të BE-së, theksoi se të gjitha 27 vendet anëtare kanë dhënë mbështetje të plotë për metodologjinë e re të BE-së për negociata inkuadruese.

“Qasja e re u përshëndet nga të gjitha vendet anëtare, kam dëgjuar mbështetje
prej të gjitha vendeve të cilat intervenuan”, deklaroi Shefçoviç.
Ai theksoi se në këshillin e sotëm është folur për hapjen e negociatave me
Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për praninë më të madhe të BE-së
në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik të rajonit dhe fokusin ndaj
qeverisjes të së drejtës./TV21/