Edhe një plaçkitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në orën 21 e 37 minuta në një bastore në qendër të Shkupit. Sulmuesi duke kërcënuar se ka armë, ka hyrë në ndërtesën në Rrugën “Sreçko Puzhalka” dhe ka vjedhur paratë e qarkullimit ditor. Të lënduar nuk ka, ndërsa nga Ministria e Brendshme thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit, si dhe zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në të njëjtën ditë në kazinon Vegas në rrugën e Kaçanikut.
Policia është vënë në kërkim të sulmuesve, të cilët ma maska dhe mirë të organizuar, me automatikë dhe pistoleta kanë hyrë nga ana e pasme e objektit dhe kanë qëlluar ndaj të pranishmëve. Në vendngjarje ka ndërruar jetë mundësi i njohur 20 vjeçar, Bunjamin Nuishi nga fshati Krushopek, i cili në kazino kishte punuar si sigurim. Nuishi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes në kokë ndërsa në sulm ka pësuar edhe një i ri 22 vjeçar nga Kosova, i cili disa herë është qëlluar gjatë ikjes.
Sipas burimeve të hetimit, plaçkitësit janë incizuar nga kamerat e objektit dhe pompa e benzinës në afërsi, ku shihet se si katër persona të maskuar arratisen përtej rrugës nëpër fushë, ku besohet që i ka pritur automjeti. Nuk ka vërtetim zyrtar se sa të holla janë vjedhur, por jo- zyrtarisht thuhet që shifra sillet në rreth 10 mijë euro.