Besmir Lushaj
Në korrikun e vitit 2015, Aleksander Vuçiç shkoi në Bosnje në përpjekjen e ligë dhe tinëzare për gjoja pendesë dhe reflektim nga Serbia për masakrëne e Srebrenicës ku u masakruan mbi 8000 boshnjakë të pafajshëm.
Boshnjakët e përzunë Vuçiçin me revoltë e zemërim, duke e kuptue qartë se manipulimi asht strategji e shovinizmit serb për dekada.
Sot, koha u jep të drejtë boshnjakëve pasi Vuçiçi po i rivret 8000 boshnjakët me nderimet shtetnore për Ratko Mlladiçin, i cili personalisht e drejtoi masakrën e Srebrenicës..
Nga ana tjetër, kroatët nuk e lejojnë të shkelë në Zagreb kasnecin e Millosheviçit.
E vetmi vend ku gjen strehë e partneritet mbetet Shqipnia.
Pavarësisht se Gjykata e Hagës e thotë hapur se ka pranuar materiale nga BIA serbe në gjyqin ndaj përfaqësuesve të UÇK-së, Vuçiçit i shtrohet tapeti i kuq në Durrës, e madje edhe Orkestra Simfonike e Shtetit këndon në nderim të tij.
Pavarësisht se Serbia shpall heronj dhe mban si shtetërorë për terroristët që sulmuan në Banjskë, sërish Shqipnia i kërkon Bashkimit Evropian të mos e pranojë pa Serbinë.
Në rastin konkret, dallimi mes boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve në qasjen kundrejt kastës së Millosheviçit në Beograd, shpjegon edhe dallimet në moralin historik, vetëdijen kombtare e politike të popujve respektivë.



