Serbët e varën me kokëposhtë në urë, e ftuara mes lotësh: Lashë vëllanë pa ngrënë!

Emine Imeri ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”, nga ku tregoi dhunën dhe tmerrin që kishte parë me sy në kohën e luftës.

Asokohe vetëm 13 vjeç, Emineja kujtoi sesi i shpëtoi plumbave serbë. E pak më tej rrëfeu për herë të parë mes lotësh skenën e dhunës që kishte përjetuar mbi vete.

Pasi kishte arritur të siguronte ushqim për familjarët në sasi më të madhe se shoqet e saj, Emineja ishte ndaluar nga ushtarët serbë pikërisht teksa ishte duke kaluar mbi urën e lumit Ibër.

“Si më ka afruar te hekurat aty, veç më ka kapur prej belit edhe i ka thënë një ushtari tjetër të afrohej…ai e ka lëshuar armën dhe aty e kam kuptuar që do më mbysnin…”, tha ajo dhe më pas shpërtheu në lot.

E në momentin që e kishin varur me kokëposhtë në urë, Emineja kujtoi sesi i kishin rënë nga xhepat çokollatat dhe disa ushqime të vogla që kishte siguruar për të vëllanë.