“Ky ka qenë plumbi vdekjeprurës!”/ Gërxhaliu tregon se si u vra Adem Jashari

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se komandanti Adem Jashari ka luftuar ndërkohë që ka qenë i plagosur në pjesën e barkut.

Gërxhaliu, i cili është marrë me autopsinë e trupave të familjes Jashari, tregoi në Frtontal të T7 se si ishte vrarë Adem Jashari.

“Komandanti ka qenë i plagosur në bark. Ashtu i plagosur ka luftu. Kur ka hy me e mbushë automatikën – sepse familjarët, gratë dhe fëmijët i kanë mbushur karikatorët me municion – ai ka dalë aty para shtëpisë dhe ka qenë ballë përballë duke luftuar me njësitët e policisë ku tash janë varrezat”.

“Atij i ka ardhur snajperi nga pjesa e pasme, i cili e ka goditur në qafë dhe pastaj i ka dalë plumbi nga pjesa e përparme”, tha Gërxhaliu. “Ky ka qenë plumbi vdekjeprurës”.