Sëmundja e rëndë i merr jetën basketbollistit në moshën 28-vjeçare

Basketbolli dhe sporti grek në përgjithësi është tronditur nga një lajm i hidhur.

Në moshën 29-vjeçare ka vdekur basketbollisti grek, Alexandros Varitimiadis.

Varitimiadis ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e cila i mori edhe jetën.

“Alexandros luftoi me guxim kundër sëmundjes, e cila në fund u tregua e pathyeshme. Anëtarët e Bordit Drejtues të KS Greqi dhe Presidenti Evangelos Liolios shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjen dhe njerëzit e afërt të të ndjerit. Fjalët nuk mund t’ia lehtësojnë dhimbjen këtë moment. U prehsh në paqe”, njoftoi Federata e Basketbollit të Greqisë.

Varitimiadis luajti për PAOK, Filipos, Aries, Umea, BSË Sixers dhe Dornbirn Lions.