Bernardo paralajmëron Realin: Kemi shumë respekt ndaj tyre, por jo edhe frikë

Ylli i Man City, Bernardo Silva ka komentuar takimin e gjymsëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Realit.
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ka vendosur përballë dy skuadrat favorite, Real Madridin dhe Manchester City.

Të dy gjigantet evropian janë përballur me njëri-tjetrin edhe vitin e kaluar po në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Në fund triumfuan madrilenët me rezultat final 6:5.

Këtë vit gjithashtu ky takim do të dhurojë spektakël në ‘Santiago Bernabeu’ dhe ‘Etihad’.

Së fundmi në lidhje me këtë super ndeshja ka reaguar ylli portugez, Bernardo Silva.

Ai paralajmëroi 14 herë kampionin e Ligës së Kampionëve që nuk ia kanë frikën, por e respektojnë.

“Ne kemi shumë respekt për Real Madridin, por nuk kemi aspak frikë. Pse duhet të kemi frikë prej tyre?”, u shpreh ai.

Ndeshja e parë në mes tyre zhvillohet nesër (e martë), nga ora 21:00.