Selmani: Zaev u ngut me ofertën për qeveri të zgjeruar

Ish zëvendës kryeministri dhe ministri për shëndetësi, Imer Selmani, vlerëson se kryeministri Zoran Zaev është ngutur me ofertën për qeveri të zgjeruar.
Sipas tij, pajtimi, që e synon kryeministri Zaev, është opsion vështirë i realizueshëm në Ballkan.
“Kryeministri u ngut vetëm 2-3 ditë pasi e konfirmoi besimin nën Kuvend të ofrojë qeveri të zgjeruar, e cila as nuk u kuptua, as nuk u pranua. Pse një ofertë e tillë serioze ndodhi aq shpejtë. Mendoj se burimi i ofertës është në vetë bazën dhe dëshirën e madhe të kryeministrit të ketë pajtim në bazë, të cilën ai e quajti një shoqëri për të gjithë. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk gjen tokë pjellore në Ballkan, kur kemi ndarje të këtillë në shoqëri. Dëshirën për një shoqëri për të gjithë kryeministri e dha jo sa duhet të menduar”, tha Selmani si mysafir në Tv24.