Carovska: Për herë të parë Konkursi për regjistrim në shkollat profesionale është sipas nevojave të kompanive

Me këtë takim të fundit nga karvani “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” e mbyllim të gjithë diskutimin dhe kalojmë në përgatitjen e konkursit për regjistrimin në shkollat e mesme profesionale, i cili për herë të parë bëhet në këtë mënyrë dhe i cili do të shpallet më 31 mars, deklaroi Ministrja për Arsim dhe Shkencës Milla Carovska në debatin e fundit nga karvani për modernizimin dhe avancimin e arsimit të mesëm profesional, e cila u mbajt në Komunën e Ilindenit.
“Këto takime me të vërtetë janë të rëndësishme, të cilat muajin e kaluar edhe gjysma i punojmë së bashku me komunat, me odat ekonomike dhe shkollat. Kur e filluam këtë karvan të takimeve ku zhvillohet dialog social për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale, filluam me një kërkim me të cilën u shqyrtuan 450 kompani dhe 85% prej tyre thanë se mund t’i hapin dyert për nxënësit nga shkollat e mesme profesionale, për shkak se kompanitë e njohin nevojën që praktika të zhvillohet drejtpërdrejt në kompanitë, ndërsa me atë të ndihmojnë gjatë përgatitjes së kuadrit të tyre të ardhshëm dhe të ndihmojnë në procesin arsimor ai të jetë më cilësor, tha Carovska, duke përmendur se përmes takimeve u treguan se pjesa më e madhe nga kompanitë pothuajse në çdo qytet janë përgjigjur dhe janë të përgatitur të hapin paralele të dyfishtë ose të pranojnë nxënës të praktikës feriale.
Në të njëjtën mënyrë, shtoi Ministrja, vazhdojmë edhe më tej t’i krijojmë programet për vitin e ardhshëm shkollor në shkollat e mesme profesionale së bashku me kompanitë, atje ku ka nevojë për të përmirësuar ose harmonizuar procesin e punës në kompaninë, shkolla dhe Qendra për Arsim Profesional t’i njohin ato nevoja nga ndryshimet në programet dhe së bashku të kemi sukses aq nxënës më të përgatitur prej të cilëve një pjesë do të vazhdojnë në arsimin e lartë, ndërsa disa prej tyre do të punësohen drejtpërdrejt në tregun e punës.
“Në atë mënyrë e shërbejmë nevojën nga kuadri profesional në vendin tonë, për të cilën në vitet e kaluara është treguar se mungon.” Pres që në periudhën e ardhshme që të gjitha palët e interesuara intensivisht do ta ndjekin këtë procedurë, si do të shpallet Konkursi dhe mënyra në të cilën do të kemi sukses të tërheqim më tepër nxënës studentë në shkollat e mesme profesionale nga vitet e kaluara, potencoi Carovska.
Drejtori i Drejtorisë për Zonat Teknologjike të Zhvillimit Industrial, Jovan Despotovski, shprehu mbështetje të plotë për programin dhe iniciativën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në pjesën e përgatitjes së njerëzve të rinj për të hyrë në tregun e punës.
“Kjo iniciativë është plotësisht plotësuese edhe me përpjekjet e Drejtorisë dhe Qeverisë për forcimin jo vetëm të aftësive dhe produktivitetin, e cila në fund duhet të rezultojë me një intensitet të përforcuar të rritjes së pagave, jo vetëm të punëtorëve që janë të angazhuar me investitorë të huaj, por dhe në përgjithësi në nivelin e tërë vendit, “shtoi Despotovski.
Kryetari i Komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski, theksoi se komunat janë ato që kanë detyrimin të sigurojnë kushte më cilësore për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Komuna e Ilindenit është e përfshirë në këtë proces me nënshkrimin e memorandumeve për arsim me disa kompani ku detyrimet e ndërsjella janë pikërisht në pjesën e mësimit praktik, gjegjësisht nxënësit nga shkolla jonë e mesme teknike shkojnë në mësim praktik në kompanitë, ndërsa gjithashtu ekipi nga kompanitë vjen në shkollë dhe mbanë ligjërata dhe trajnime për nxënësit “, deklaroi Stojanovski.
Përfaqësuesja e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Natasha Janevska, deklaroi se fokusi kryesor i Odës është mungesa e kuadrit profesional, me çka apelojnë edhe vetë kompanitë, që ndikon në proceset e punës si dhe mbi rritjen e produktivitetit në vetë kompanitë.
“Analizat tona tregojnë se 63% nga kompanitë përballen me mungesë të kuadrit të tillë profesional që menjëherë do të hynte në proceset e punës. Më shpesh, si problem konsiderojnë se është politika e regjistrimit dhe mospërputhja e nevojave nga kualifikimet dhe nga ajo që ofrohet përmes prizmit të arsimit. Këtë fushatë që e organizon MASH-i është mbështetur gjerësisht edhe nga OEM dhe nga odat tjera dhe është shumë e rëndësishme, sepse ka dialog të hapur ku të gjithë i shprehin nevojat e tyre, ndërsa nga ana tjetër janë të kuptuara nevojat e njëjta dhe me dialog të përbashkët mund të gjenden zgjidhje për të përmbushur nevojat e kompanive, tha Janevska, duke theksuar se përfitimet e kësaj fushate janë të mëdha, sepse do të krijohet një politikë relevante e regjistrimit që do t’i ndjekë nevojat e kompanive, ndërsa me vetë atë dhe do të zhvillohet procesi i modernizimit të arsimit të mesëm profesional.