Sellca lëshoi kushtrimin – në Odë të burrave jo të gjithë mund të flasin e premtojnë!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Banorët e fshatit Sellcë të Tetovës edhe gjatë viti 2001, dëshmuan se janë për ndryshime pozitive kur preket interesi kombëtarë shqiptarë, prandaj edhe i dhanë rastin, mundësinë (duke e ndihmuar) luftës e cila po zhvillohej mes UCK’së dhe forcave ushtarao-policore maqedonase. Ashtu siç u mobilizuan atëherë, ata u mobilizuan edhe sot, për t’ia bërë me dije politikanëve të BDI’së, se asgjë s’ka ndryshuar nga përfundimi i luftës deri sot, sidomos në rajonin ku ata jetojnë. Prandaj përherë të fundit iu thanë troç, kthjelluni, se asgjë s’keni bërë deri tani. Shumë herë na keni premtuar, asgjë s’keni realizuar. Prapë do t’ju dënojmë me votë, ashtu sic ju dënuam zgjedhjeve të fundit.

Mesazhi sa alarmues e kushtëzues (në formë ultimatumi), ua ngriu zgërdhirjen krerëve të BDI’së.

Më pastaj sic ndodh zakonisht, filluan ca pordhavec ministrash, sharllatanë dhe injorantë, prapë të premtojnë se do të bëjnë shkollë, e fjalë tjera boshe…

Ministrinë e Arsimit e ka drejtuar gjithmonë BDI, ndërkohë që problemet e nxënësve shqiptarë gjithmonë janë shtuar. Sa për ilustrim, problemi i shkollës së Idrizovës, daton që nga koha e Arbër Ademit. U premtua atëherë, po premtohet edhe tani, kurse asnjëherë nuk u zgjidhë.

Tubimi në fjalë i Sellcës, disiplinoi edhe disa përfaqësues shqiptarë të lartë të qeverisë. Thonë sellcasit paraprakisht kishin “kërkuar” që disave prej tyre të mos i jepet fjala, për shkak të reagimit të mundshëm të banorëve. Shkak, sipas tyre, paskan qenë disa deklarata irrituese e të pamatura, për tetovarët kohë më parë.

Pra, Sellca e lëshoi kushtrimin në veshët e Alisë, edhe pse ky i fundit është i “preokupuar me unifikimin e faktorit shqiptarë për rrugëtim drejtë BE’së(!)”. Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemeve të përditshme, rrugë, shkollë…, “Aliu merret me politikë ta madhe”!. Harron i shkreti se politika e madhe, bëhet me lojtarë të mëdhenj, e jo me ata që jo vetëm populli por edhe anëtarësia e BDI’së nuk ka ndonjë simpati dhe vlerësim. Për ta bërë “Barcën e madhe” nevojitet Messi dhe Ronaldinjo. “Barca” nuk behet me lojtarët e “Bellasicës” dhe “Bashkimit”.

Nga kopallat e muhabetet e odave nuk bëhet politikë, aq më pak mund të realizohen e zgjidhen, problemet gjithnjë e më të shumta të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me dekada nuk po zgjidhet ofendimi kushtetues “popull 20 përqind”, statusi i ushtarëve të UÇK-së, nuk po ndërpriten proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të cilët të pafajshëm po flenë të burgje, kurse ne po merremi me “integrimin në BE”, thua ti se pa “unifikimin e shqiptarëve Maqedonia e Veriut” kurrë nuk integrohet!?! Ma “pro” europianë se shqiptarët e ketushem, nuk ka ne asnje shtet tjeter ne rajon. Pse more shisni mjegull? Nuk po e shihni se “pordhat e juaja” kanë bërë rinia sot po ik nga ju, nga marifeti juaj, bezdija dhe irritimi, që ua shkaktoni brezave të rinjë…

Sellca e lëshoi kushtrimin jo vetëm për Aliun, por, për të gjithë poltikanët dhe partitë shqiptare që vrapojnë për në qeveri, për tu pasurar – Fjala e dhënë në Odën e Burrave duhet të çohet deri në fund. Mos gënjeni, sepse ne dimë të dënojmë më votë!