Selena Gomez bëhet virale në rrjetet sociale, ishte duke e parë nga afër Messin

Argjentinasi Lionel Messi nuk po ndalet së dhuruari spektakël në fushat e futbollit.

Messi dhuroi dy asistime në fitoren e Inter Miamit 1:3 në udhëtim te Los Angeles FC.

Aktorja më famë botërore, Selena Gomez ishte e habitur nga paraqitja e Messit.

Gomez, 31 vjeçe, nuk mundi t’i përmbante emocionet e saj kur Messi për pak sa nuk shënoi nga brenda zonës.

Reagimi i saj është bërë tashmë viral në rrjetet sociale.