Xhaka shfaqet me fanellë duke e goditur një futbollist, mediat në Zvicër e vlerësojnë si provokim

Mesfushori kosovar, Taulant Xhaka vazhdon të jetë në qendër të mediave zvicerane.

Ai në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të verdhë pas përplasjes me Nikola Katiq në ndeshjen Basel – Zurich.

Të dy lojtarët kanë pasur një fjalosje në fund të ndeshjes që u zhvillua të dielën, ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave vrapuan pas Xhakës dhe Katiqit.

Gazeta zvicerane “Blick”, Taulant Xhaka provokoi mbrojtësin Katiq, i cili ishte i shtrirë në tokë. Pas kësaj situate u krijua një tollovi, përcjell Lajmi.net.

 

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, u shfaq me fanellën me fotografinë e tij duke goditur me kokë kroatin Katiq. Kjo u pa si provokim nga mediat në Zvicër.

Kujtojmë se Xhaka në maj u suspendua me tetë ndeshje për disa veprime josportive.