Sela uron Bashën me rastin e 30 vjetorit të Partisë Demokratike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të kësaj partie.

Në një postim në twitter, Sela shkruan se dhjetori 1990 kishte shënuar fillimin e pluralizmit, lirisë, demokracisë dhe të ëndrrës evropiane në Republikën e Shqipërisë.

Sela shton se roli i Partisë Demokratike mbetet vendimtar në avancimin e mëtejme të këtyre idealeve.