Angellovski: Kontrollet e përforcuara po japin rezultate

Është evidente se kemi përmirësuar disiplinën e shoferëve në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, gjë që reflektohet në numrin e reduktuar ndjeshëm të aksidenteve të trafikut dhe viktimave, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angelovski në konferencë për media në Ohër.

Krahasuar me nëntorin e vitit 2020 dhe nëntorin e vitit 2019, shpjegoi Angelovski, kemi ulje prej 21 për qind të numrit të aksidenteve të trafikut, ulje prej 36 për qind të numrit të të vdekurve, ulje prej 75 për qind të numrit të këmbësorëve të vdekur dhe ulje prej 47 për qind të numrit të aksidenteve të trafikut me dëmtime të rënda trupore.

Njësia mobile e sigurisë së qarkullimit në trafik në Ministrinë e Punëve të Brendshme dje zhvilloi kontroll të intensifikuar të veprimit në fushën e trafikut në territorin e Dibrës dhe Ohrit, në të cilën u sanksionuan 115 shoferë – 59 sanksione në Ohër dhe 66 në Dibër.

“Në territorin e SPB Ohër, është i dukshëm zvogëlimi i aksidenteve në komunikacion, posaçërisht ato me lëndime të rënda trupore, të cilat janë zvogëluar për 43 për qind”, tha Angelovski.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut, theksoi ai, do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për siguri më të madhe të trafikut.