Ja si dallohet fatura fiskale nëse nuk ka TVSH! (Foto)

Nga Drejtoria për të Ardhura Publike për TV21 kanë sqaruar se si qytetarët mund të dallojnë në fatura fiskale se nëse produktet bazë që kanë blerë, kanë ose jo TVSh.

Nëse në markete hiqet TVSh, në faturë fiskale duhet të qëndrojë shkronja G cirilik (Г).

Nga sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë ushqimore i cili ditë më parë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo nënkupton se të gjithë maketet që shesin bukë, miell, qumësht, sheqer, vaj, mish dhe prodhime të tjera ushqimore si oriz dhe vezë nga sot do të jepen me fatura fiskale që do të kenë 0 TVSh/TV21.