Sela: Regjistrimi “pazar politik” LSDM – BDI

Dështim e ka quajtur Regjistrimin e Popullsisë kreu I ASH-së, Ziadin Sela në emisionin e mbrëmshëm “Klan Debat”. Sipas tij, ky operacion statistikor ka qenë një “Pazar politik” midis LSDM-së dhe BDI-së.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

”Unë kam informata se të ”inputuarit” nuk egzistojnë fare kjo ishte marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së, sepse ideja ka qenë shqiptarët të dalin ndër 30 përqind , të ketë rritje e numrit të përgjitshëm ndërsa te numri rezident të ketë ulje. Këto pazare politike për ne janë të papranueshme ashtu si duhet të jenë për çdo shqiptar”.

Kreu I ASH-së, Ziadin Sela, duke u prononcuar për aktualitetin politik si dhe krizat që kanë kapluar vendin, nuk përjashton mundësinë që këtë vjeshtë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, kërkesa do të vijë nga vetë Qeveria.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Po kalkulohet në drejtim të shumicës të kësaj shumice qeveritare. Ma mer mendja se vjeshta do na gjejë me zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Qeveria do jetë ajo që do shkojë në zgjedhje në Tetor. Vetëm e vetëm se dëshiron tëa shfrytëzojë këtë krizë që do ta kenë qytetarët”

Ziadin Sela në Klan Debat është shprehur skeptik edhe për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje. Problemet, sipas Selës duhet të zgjidhen nga politika, kurse historianët nuk mund të sjellin kompromise. Ai tha se Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov nuk duhet të fshehen pas grupeve të ekspertëve por së bashku duhet t`i zgjidhin problemet./KlanMacedonia/