Arsenal dhe United pas Osimhen – agjenti i lojtarit lë skuadrat në pritje

Agjenti i yllit të Napoli, Victor Osimhen refuzon të jap përgjigje finale për të ardhmen e klientit të tij.

Sulmuesi nigerian ka gëzuar një formë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Në mesin e këtyre skuadrave janë edhe Arsenal e Manchester United, përcjell lajmi.net.

Agjenti ka bërë të ditur se Osimhen nuk ka probleme te Napoli dhe spekulimet që e lidhin lojtarin me ‘Djajtë e Kuq’ dhe me ‘Gunners’ nuk janë prioritet.

Gjatë javës së kaluar ‘Gazzetta dello Sport’ bënte të ditur se Osimhen është kthyer nga angazhimet me kombëtare më vonë sesa parashikohej.

Kjo thuhej të kishte shkaktuar probleme në dhomat e zhveshjes së Napoli, por agjenti nuk e pranoi një gjë të tillë.

Merkatoja e verës pritet ta ketë emrin e nigerianit në mesin e më të lakuarve.