Samanta vishet me reçipeta transparente, vjen me stil të viteve të ’70-ta në fotosesionin e ri

Samanta Karavella ka realizuar së fundi një fotosesion të ri, në të cilin erdhi shumë më ndryshe prej herave të tjera.

Këngëtarja, kësaj radhe u shfaq me stil të viteve ’70-ta, me një grim të rëndë dhe flokë të lëshuara në kraharor.

Por, detaji me të cilin mori vëmendje ishin reçipetat transparente, teksa dukej shumë atraktive.

“Kthehem tek të ’70-at”, ka shkruar Samanta sipër fotografive të fundit.

Përmes këtyre imazheve, artistja paralajmëron edhe rikthimin me një projekt të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje.