Vrasja e 25-vjeçarit, Stresi bën thirrje për protestë paqësore sonte në Tiranë

Një 25-vjeçar është qëlluar për vdekje nga një polic në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së martës, shkruan lajmi.net.

Raportohet se ai nuk i ishte bindur urdhrit të policisë, madje ishte larguar me vrap dhe ua drejtoi policisë një mjet të fortë, që fillimisht iu duk si armë zjarri.

Vrasja e Klodian Rashës, ka bërë që shumë prej emrave të njohur të reagojnë dhe të bëjnë thirrje për protestë paqësore.

Ngjashëm ka vepruar edhe reperi Stresi, i cili përmes një postimi bëri thirrje që sot (e mërkure) në orën 22:00 të protestohet për rastin e Klodianit.
Po ashtu, ai mëngjesin e sotëm publikoi një video bashkë me babanë e tij në veturë, teksa sërish bëjnë thirrje që të dalin të protesojnë në mënyrë paqësore.