Almeda i bën dedikim Tolgës, ai ia kthen në shqip

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit.

Dyshja, ka pak kohë që me anë të disa imazheve kanë dhënë lajmin e bukur se po bëhen prindër për herë të dytë.

Së fundi, bukuroshja shqiptare i bëri një dedikim bashkëshortit, teksa publikoi një foto të një luani pranë luaneshës, ku të dy kishin mbështetur kokën te njëri-tjetri.

“Ne”, është mbishkrimi që Almeda ia la fotos, duke e etiketuar Tolgën, kurse ky i fundit ia ktheu në shqip “Po”.

Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Efehan.