Rusia përjashtohet edhe nga garat e FIBA-s

Pas sulmit në Ukrainë, shtetet e shumta i kanë vendosur sanksione Rusisë si kundërpërgjigje.

Krahas këtyre edhe shumë federata sportive kanë marrë vendime për pezullimin nga gara.

Pas FIFA-s, UEFA-s, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, edhe Federata Evropiane e Basketbollit-FIBA e ka përjashtuar Rusinë nga gara.

Me këtë rast kjo federatë shpreh shqetësimin për ngjarjet në Ukrainë.

“Në përputhje me rezolutën e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe arsyet e saj, FIBA ka njoftuar sot se ekipet nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIBA Basketball dhe 3×3 Basketball deri në një njoftim të dytë”.

“FIBA mbetet shumë e shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktimat”.

Vendimin e plotë të FIBA-sKËTU