Parlamenti Evropian voton pro pranimit të Ukrainës si vend kandidat

Parlamenti Evropian ka votuar pro pranimit të Ukrainës si vend kandidat në BE.

Nga 676 vota në total, pro pranimit të Ukrainës ishin 637 vende, 13 refuzuan ndërsa abstenuan 26 të tjera.

Kujtojmë se aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian erdhi dje, ku presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski nënshkroi dokumentin e aplikimit.