Kontroll policor ndaj automjeteve që kryejnë transport publik në Tetovë dhe Gostivar

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, punonjësit policorë gjatë ditës së djeshme nga ora 06:00 deri në ora 09:00 kanë kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, para së gjithash autobusët dhe taksi furgonat.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 2 shkelje (TE). Njëri automjet ka pasur parregullsi në pajisjet e frenimit, ndërsa tjetrit nuk i kanë funksionuar pajisjet sinjalizuese, pas së cilës të dy janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse për shkelësit. Gjatë kontrollit, gjithashtu janë konstatuar dhe sanksionuar në mënyrë ligjore edhe 4 lloje tjera të shkeljeve në trafik (TE-3 dhe GV-1)”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ata shtojnë se po ashtu në zonën e SPB Tetovë nga ora 14:00 deri në ora 18:00, po ashtu është kryer kontroll i intensifikuar për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, në kuadër të të cilit janë sanksionuar gjithsej 19 kundërvajtje.

“Shumica e shkeljeve (13) kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë (TE-3 dhe GV-10). Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa dhe janë sanksionuar 6 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-5 dhe GV-1)”, thuhet në raprotin policor.