Ish ushtarët e UÇK-së dhe ish të burgosurit politik rreshtohen me Afrim Gashin

Në disa takime të njëpasnjëshme në ditën e sotme, kryetari i Alternativa, Afrim Gashi, është parë me shumë ish – ushtarë të UÇK-së dhe ish të burgosur politik, të cilët siç duket e përkahin me të madhe koalicionin e “tash është koha”.
“Në Sopot të Kumanovës ishte kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi me ish të burgosurit politik dhe pjesëtarët e UÇK-së. Mbështetja e tyre do të thotë shumë për ne. Faleminderit, juve ju jemi borxhli përjetë! Garantoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjejmë…
#TashËshtëKoha #Voto5”, shkruan Afrim Gashi.