Rritja e numrit të të infektuarve e riktheu orën policore

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19 në vend dhe për parandalim efikas të përhapjes së koronavirusit, Qeveria solli vendim që të vendos ndalesë të plotë të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Shkup, në të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, të Likovës, të Shtipit, të Tetovës, si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc. Ndalesa e lëvizjes fillon prej sonte, nga ora 21:00 dhe do të vlejë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej ora 21 deri deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në ditët e tjera do të fillojë në orën 16 pasdite dhe do të zgjasë deri të nesërmen në orën 5 të mëngjesit. E premtja (5 qershori) shpallet ditë jopune për të gjithë qytetarët. Në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga ora 21:00 deri të hënën më (8 qershor) në orën 05:00, ndalohet vizita në varreza në tërë territorin e vendit, përveç për varrime.