Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 28 gradë

Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 3 deri në 12, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsius. UV=8

Në Shkup, paradite me diell, në orët e pasdites me vranësira të shtuara dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.