Deklarohet qytetari që u sulmua nga truprojat e Thaçit, tregon në detaje si ndodhi rasti

Truprojat e presidentit Hashim Thaçi kanë arrestuar dhunshëm sot qytetarin Veron Hasani, i cili iu referua presidentit si ‘Hajn’.

Pas kësaj, Veroni është deklaruar para mediave ku tha se tashmë ka dhënë dëshminë e tij në Inspektoratin Policor, ku theksoi se ndaj tij është përdorur dhunë dhe se ka kërkuar trajtim shëndetësorë në QKUK, raporton Indeksonline.

“Me dëshmu që Qeveria Hoti bashkë me presidentin Thaci kanë filluar dhunën ndaj qytetarëve, ata padrejtësisht e vodhën vullnetin e qytetarëve dhe truprojat e Thaçit erdhën në drejtim timin dh shokëve që ishim bashkë dhe na sulmuan. Ata kanë përdorur dhunë fizike ndaj meje, kemi shkuar në QKUK për trajtim dhe pas kësaj siç e tha edhe avokati, dot ‘i ndjekim penalisht për dhunën që kanë ushtruar ndaj një qytetari të Kosovës. Jo, s’kam pasur komunikim verbal ata kanë ardhur drejt meje pa e ditur se kush janë në të vërtet, pa u prezantuar se janë polic të Kosovës, apo Mbrojtja e Afërt e Thaçit.Ka qenë me e dëshmu vullnetin e qytetarëve se ai është hajn kaq”, tha ai.