Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit qershor të vitit 2022, krahasuar me muajin maj të vitit 2022, është rritur për 1.4%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje u vërejt tek grupi Ushqim për 1.9 %, Pije alkoolike për 0.7 %, Pije joalkoolike për 0.4 % dhe Netë të kaluara për 0.3 %.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në qershor të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 11.2 %.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – qershor të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 7.7%, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2021 është rritur për 6.0%.