Rregullorja e Kuvendit do të reformohet, por ndryshimet do t’i miratojë përbërja e ardhshme

Deputetët i afruan qëndrimet dhe u dakorduan për aspekte të caktuara për reformat e Rregullroes, të cilat duhet t’i miratojë përbërja e ardhshme parlamentare, por megjithatë mbeten edhe dallimet kyçe, ky është epilogu nga dialogu i tretë në kuadër të procesit Zhan Mone në Kuvend.

Në dialog morën pjesë kryetari i shtëpisë ligjvënëse, Talat Xhaferi, deputetët nga partitë politike të cilat janë pjesë e Parlamentit, si dhe tre eurodeputetë, Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm i PE-së për vendin, Andreas Shider, kryetar i delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut dhe Marion Valsman, nënkryetare e Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar.

Siç informoi spikeri kuvendor Xhaferi, rreth 90 prë qind e çështjeve për ndryshimet e Rregullores janë mbyllur, mes tyre është edhe ajo që të kufizohet koha për mbledhjen konstituive, por disa nga dallimet mbeten, siç është harmonizimi i Rregullores me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.