Haziri: Koalicioni i shpresës u bë realitet

Arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen e Vetëvendosje e ka komentuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur për marrëveshjen finale me LVV-në. Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Koalicioni i Shpresës u bë realitet”.

Postimi i plotë i Hazirit:

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!”, ka shkruar Haziri.

Ishte pikërisht nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që të shtunën pas takimit konsultativ në kryesinë e partisë së tij, ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së