Ministri gjerman për Evropën Michael Roth i cili sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, me anë të një postimi në fejsbuk ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimit është evropiane.
“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushëm premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Koha e fundit që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.