Këtë konfirmim ai e ka dhënë në takimin që ka pasur me kryetarët e komunave, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj pritet të nis vaksinimi në masë i qytetarëve.
“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, njoftimi nga ministria e Shëndetësisë.