Në Poloni po organizohet lotari me fitim deri në një milion zlotë (274.000 dollarë amerikanë) që t’i inkurajojë njerëzit të vaksinohen kundër Kovid-19, deklaroi mbrëmë ministri për Imunizim Mihail Dvorçiki, lajmëroi DPA.
Sipas tij, pothuajse 69 për qind e qytetarëve polakë janë prononcuar se dëshirojnë të vaksinohen, por problemi më i madh është që të sigurohet se do ta bëjnë këtë. Dvorçiki përkujtoi se sportistë dhe aktorë të shquar janë përfshirë në fushatën për vaksinim.
“Përveç formave tradicionale, ne e japim këtë propozim shtesë”, theksoi Dvorçiki.
Janë paraparë shpërblime edhe për pesëqind komunat e para nga 100.000 zlotë (27.397 dollarë) të cilat kanë 78,5 për qind të imunizuar.
Dvorçiki theksoi se Qeveria ka ndarë më shumë se 31 milionë euro për lotari, e cila do të fillojë më 1 korrik.
Deri tani kanë aplikuar 18,3 milionë doza të vaksinave në Poloni, e cila ka mbi 38 milionë banorë. Deri tani plotësisht janë vaksinuar 5,6 milionë njerëz.