RMV, 12.996 nxënës janë regjistruar në shkollat ​​e mesme në aplikimin e parë, lista finale del më 1 korrik

Në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut, në aplikimin e parë gjithsej janë regjistruar 12 996 nxënës, ndërsa rang listat përfundimtare për cdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 01 korrik të vitit 2023 , deri në orën 12:00, transmeton Portalb.mk.

Prej nxënësve të regjistruar:

• 9 655 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,

• 3101 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

• 234 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe

• 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe.

Sipas llojit të arsimit, në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej:

• 4606 nxënës në Gjimnaz

• 8235 nxënës në arsimin profesional

Afati i parë i aplikimit të nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik në datat 20 dhe 21 qershor 2023. Rang Lista preliminare u publikua më 22 qershor të vitit 2023, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollat është bërë më 22 dhe 23 13 qershor të vitit 2023. Rang listat përfundimtare u publikuan më 24 qershor të vitit 2023.

Në përputhje me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023/2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është shpallur në muajin mars të vitit 2023, është parashikuar në shkollat ku në rang listën finale paraqiten numër më i madh i nxënësve me të njëejtat pikëa të organizohet të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë në lëndët mësimore, edhe atë:

– për arsimin e mesëm gjimnazor -– gjuha amtare dhe matematika

– për profesionin shëndetësor -– biologji dhe kimi

– për drejtimet e tjera -– gjuha amtare dhe matematika

Regjistrimi i dytë i të nxënësve do të bëhet nëpërmjet aplikimit elektronik më datë 27 qershor 2023 deri në orën 24.00 dhe më 29 qershor 2023 deri në orën 10.00. Rang Lista preliminare të nxënësve të regjistruar do të publikohet më 29 qershor të vitit 2023 më së voni deri në ora 10:00.

Rang Lista e nxënësve të regjistruar do të shpallet më 29 qershorë 2023 nëe https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në www.mon.gov.mk më së voni deri nëmë ora 13:00.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollat bëhet më datë 29 qershorë nga ora 15.00 – 19.00 dhe më 30 qershorë nga ora 07.00-19.00, në bazë të orarit të përregatitur nga ana e administratës së shkollës.

Rang listat përfundimtare për cdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 01 korrik të vitit 2023 , deri në orën 12:00 në tabelën informative të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat e mesme më 3 korrik 2023, ndërsa rang listat përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 3 korrik , të vitit 2023.

Në aplikimin e parë kanë aplikuar gjithsej 156,007 nxënës, prej të cilëve:

• 11, 205 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,

• 4, 474 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

• 322 nxënës me mësim në gjuhën turkre dhe

• 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe .

Në aplikimin e parë gjithsej janë regjistruar 12 996 nxënës prej të cilëve:

• 9 655 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,

• 3101 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

• 234 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe

• 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe.