Maqedonia e Veriut ka prodhuar 83 përqind të energjisë elektrike të shpenzuar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt u prodhua 83.2 përqind e energjisë elektrike të konsumuar. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike u prodhua nga hidrocentralet dhe termocentralet, transmeton Portalb.mk.

“Energjia elektrike e prodhuar bruto-totali për muajin shkurt të vitit 2026 është 583 152 MWh, që paraqet 83.2 % të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në hidrocentralet e RMV-së u prodhua 30.6 përqind e energjisë elektrike, 28.6 përqind në termocentrale, 21.5 përqind te centralet me bimë të kombinuara dhe energji industriale, 13.6 të panelet solare, ndërsa 5.1 përqind te turbinat me erë.

“Në muajin shkurt të vitit 2026, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 700 715 МWh energji elektrike, 32.945 mil. nm3 gaz natyror, 245 790 ton qymyr dhe 75 103 ton produkte nafte”, raportoi Enti, duke theksuar se 99.9 përqind e qymyrit është për termocentrale.