Në Tetovë nuk ndalet puna, asfaltohet edhe një rrugë tjetër

Komuna e Tetovës nuk ndalet me punët në terren për ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave të reja për qytetarët e kësaj komune.

“Projekt pas projekti, punë pas pune edhe rruga “Mirce Acev” dalëngadalë po merr pamjen e një rruge moderne. Ndryshimi që kemi sjellur po prek çdo rrugë dhe lagje të qytetit. Shumë shpejt rruga do jetë e hapur për qarkullim!”, ka njoftuar kryetari i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durimishi.

Durmishi ka shkruar se fjala e dhënë do të thotë punë, realizim, përkushtim.