Rinisën punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë (Video)

Pas shumë dekadash, rinisën punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” te kazerma e qytetit. Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se pengesat janë kapërcyer dhe projekti pritet të përfundojnë brenda 3 muajsh.

“Sot ne jemi këtu për të parë nisjen dhe të përcjellim në vazhdimësi punët e këtij projekti që duhet të përmbyllet brenda jo më shumë se tre muajsh. Bëhet fjalë për një segment rreth 400 metra gjatësi me të cilën përmbyllet ky bulevard, ndërsa mbetet pjesa nga Tekstilja deri tek lokaliteti Mema”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Kreu i komunës Bilall Kasami tha se bulevardi në këtë pjesë do përfundojë deri në fund, sepse është arritur marrëveshja me banorët për eksproprijimin e pronave.